"Spiunazh në Uzinën e Gramshit", zbardhet ekspertiza e ushtarëve: Dëmtime në nivelin e plagosjes

Përveç spiunazhit, Rusi Mikhail Zorin rrezikon të akuzohet edhe për plagosje të lehtë me dashje ndaj ushtarëve shqiptarë të uzinës së Gramshit. Instituti i mjeksisë ligjore ka konstatuar se dy ushtarët kanë pësuar dëmtime në nivelin e plagosjes.Nga ana tjeter autoritetet ruse kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e të arrestuarës Svetlana Timofeeva, por dëri më tani ajo nuk ka dhënë pëlqimin për ta dërguar atje.

Instituti i mjeksisë ligjore ka përfunduar akt-ekspertimin për dy ushtarët të cilët mbetën të lënduar nga sulmi i dy rusëve dhe një ukrahinasi në uzinën e gramshit. Për ushtarin Ardian Xhaka IML thotë se, janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti.

Këto dëmtime sipas mjekëve janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz i thënë ndryshe me Sprajt. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre që kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën 9 ditë.

Por edhe kolegu i tij Aldo Bici që ra pre e sulmit nga tre shtetasit e huaj, sipas IML ka pësuar dëmtime në kategorinë e atyre që kanë sjellë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën mbi 9 ditë.

Përveç akuzave të ngritura deri tani për rusin Mikhail Zorin në lidhje me aktivitetin e dyshuar të spiunazhit, ndaj tij mund të ngrihet dhe akuza e plagosjes me dashje.

Nga ana tjeter prokuroria e elbasanit është njohur zyrtarisht me kërkesën e autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva.

Nga aktet e përcjella nga autoritete atje rezulton se Timofeeva, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror. Por vetë shtetësja e huaj ka refezuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.