Dokumentet e klasifikuara në garazhin e Biden, Presidenti: Nuk ishin në rrugë
Ndihmësit e presidentit Joe Biden gjetën dokumente me shenja të klasifikuara në dy vende brenda shtëpisë së tij në Wilmington, Delaware, tha në një deklaratë zyra e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë të enjten.
Dokumentet ndodheshin në një depo në garazh dhe më pas në një dhomë ngjitur, thuhet në deklaratë.
Kur presidenti amerikan u pyet nga një gazetar gjatë jë konference të tij për shtyp këtë të enjte për ekonominë, se çfarë po mendonte për mbajtjen e dokumente të klasifikuara në garazh "pranë Corvette-s së tij", Biden tha:"Corvetta (makina) ime është në një garazh të mbyllur, në rregull? Pra, nuk është se janë në rrugë”.
Presidenti Biden thotë se dokumentet e zbuluara në shtëpinë e tij do t'i dorëzohen Departamentit të Drejtësisë.
“Avokati im ka shqyrtuar vende të tjera ku janë ruajtur dokumentet nga koha ime si nënkryetar dhe ka përfunduar shqyrtimin mbrëmë. Ata zbuluan një numër të vogël dokumentesh të shënjimit të klasifikuar në hapësirat e magazinimit dhe dollapët e dosjeve në shtëpinë time dhe bibliotekën time personale. Kjo është bërë në rastin e Qendrës Biden Penn. Menjëherë është njoftuar Departamenti i Drejtësisë dhe avokatët kanë marrë masa që Departamenti i Drejtësisë të marrë dokumentet".
Dokumentet u gjetën pas një kontrolli në shtëpitë e presidentit në Wilmington dhe Rehoboth Beach, Delaëare.
Asnjë dokument i klasifikuar nuk u gjet në Rehoboth, thuhet në deklaratë.
Dokumentet u gjetën “mes letrave personale dhe politike”, thuhet në deklaratë.
Avokatët e Biden-it përfunduan shqyrtimin e tyre të shtëpive në Delaëare të mërkurën në mbrëmje.
