Lufta në Ukrainë, qyteti Soledar i rrafshuar! Lideri i opozitës ruse i sëmurë në qeli, akuzon Putinin
Një qytet pothuajse plotësisht i shkatërruar, është ajo çfarë shihet në qytetin Soledar, nga imazhet satelitore të marra nga kompania amerikane “Maxar".
Soledar, në rajonin Donetsk në Ukrainë, ka qenë qendra e luftimeve për ditë të tëra, të asaj që mund të konsiderohet si beteja më e hidhur dhe më e përgjakshme që nga fillimi i luftës, duke iu referuar fjalëve të këshilltarit të Zelenskyt.
Imazhi i parë i postuar në Twitter nga Maxar tregon Soledar para 1 gushtit 2022. I dyti tregon një pjesë të qytetit pas 10 janarit 2023, ku shfaqen ndërtesa të shkatërruara plotësisht.
Qyteti minerar Soledar është "pothuajse i shkatërruar plotësisht", por luftimet vazhdojnë dhe vija e frontit lindor "mban", tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij mbrëmë.
Ndërkaq, Alexei Navalny, kundërshtari rus i Vladimir Putinit i burgosur për dy vjet, tha se ka simptoma të ngjashme me gripin dhe akuzon Moskën se nuk i ka dhënë atij akses të duhur në trajtim. Mbështetësit e tij denoncojnë një përpjekje të Kremlinit për ta "vrarë" ngadalë.
Nga qelia e tij, Alexeï Navalny duhej të merrte pjesë në tre seanca me videokonferencë, por kërkoi shtyrjen për arsye shëndetësore.
Gati 500 mjekë rusë kanë nënshkruar një peticion, të postuar në Facebook , duke i kërkuar Vladimir Putinit që të sigurojë trajtimin adekuat për Navalny dhe t'i japë fund "abuzimeve" kundër tij.
