Gjendet një Tokë e dytë në univers, me madhësinë e njëjtë por qindra gradë më i ngrohtë
Teleskopi hapësinor “James Webb” zbulon ekzoplanetin e tij të pare. Astronomët shpjegojnë se bëhet fjalë për një trup qiellor në madhëisnë e tokës dhe që gjendet jashtë sistemit tonë diellor.
Observatori hapësinor “James Webb” ka zbuluar ekzoplanetin e tij të parë.
Trupi qiellor, i njohur si LHS 475 b dhe i vendosur jashtë sistemit tonë diellor, është pothuajse saktësisht i njëjtë me madhësinë e Tokës dhe është 41 vite dritë larg në konstelacionin Octans.
Të dhënat e mëparshme të mbledhura nga një satelit I NASA-s, kishin sugjeruar se planeti mund të ekzistonte.
Një ekip studiuesish, i udhëhequr nga astronomi i stafit Kevin Stevenson dhe kolegu Jacob Lustig-Yaeger në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar të Universitetit “Johns Hopkins”, vëzhguan rënien në dritën e yjeve ndërsa planeti kalonte përpara yllit të tij pritës, të quajtur tranzit.
“Nuk ka dyshim që planeti është atje. Të dhënat e pacenuara të Webb-it e vërtetojnë atë," tha Lustig-Yaeger në një deklaratë.
Zbulimi i planetit u njoftua të mërkurën në takimin e 241-të të Shoqatës Amerikane Astronomike në Seattle. “Webb” është teleskopi i vetëm që ka aftësinë të kapë atmosferat e ekzoplaneteve me madhësinë e Tokës.
Astronomët do të kenë një shans tjetër për të vëzhguar planetin përsëri gjatë verës dhe për të kryer analiza të mëtejshme mbi praninë e mundshme të një atmosfere. Studiuesit besojnë se zbulimi i tyre do të jetë vetëm i pari nga shumë në të ardhmen e Webb.