VIDEO/ Vajza hip kalin në makinë dhe shkon ti japë akullore, reagimi i kafshës habit kalimtarët

Pamjet e një kali të lumtur të quajtur Roço në sediljen e pasme të një makine në McDonalds kanë bërë xhiron në rrjet.

Në video një grua hap dritaren për të pyetur shoferin që mban pony, "Keni një kal në makinën tuaj?"

Në mënyrë qesharake, kali duket se përgjigjet, duke tundur kokën disa herë ndërsa bëhet pyetja.

Shoferja qesh dhe përgjigjet 'Është i emocionuar për akulloren e tij'.

'O zot', thotë gruaja duke regjistruar skenën qesharake.

Ndërsa të dyja makinat lëvizin nëpër rrugë, në McDonalds, Wyong, në Bregun Qendror të NSW, shoferja thërret 'ky është Rocco'.

Pamjet u shpërndanë në TikTok këtë javë, ku u panë gati 900,000 herë.

@dondonthedon26 Nice dog ????????????????????????????????????????????‍♀️????????‍♀️???? #fyp #drivethough#macdonald #macca #horseincar #australiatiktok #omg ♬ original sound - The Don