E reja 'bombardoi' me 1000 mesazhe të dashurin, ai për pak sa nuk kreu vetëvrasje

Michelle Felton 'bombardoi' të dashurin e saj Ryan Harley-n me deri në 150 mesazhe dhe telefonata çdo ditë pasi ai e ndërpreu marrëdhënien me të.

Asistentja e optikes Specsavers, 28 vjeçe, dërgoi gjithashtu mbi 1000 mesazhe me tekst duke i lutur ish-it të kthehej me të.

Harley më në fund thirri policinë kur Felton filloi të linte dhurata në pragun e tij.

Në një moment ai për pak sa nuk kreu vetëvrasjes.

Ai u tha oficerëve: ''Unë thjesht dua që ajo të largohet dhe të ndalojë gjithçka. Thjesht kam dëshirë t'i jap fund të gjithave".