Për herë të parë një udhëheqëse indigjene bëhet ministre
Udhëheqësja indigjene, Sonia Guajajara, mori detyrën si ministre e popujve indigjenë në një ceremoni të kryesuar nga presidenti i ri i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
"E ardhmja e planetit është stërgjyshore" dhe është e nevojshme të luftohet për "drejtësinë mjedisore", tha Guajajara, një aktivist kritik ndaj politikave mjedisore të ish-presidentit Jair Bolsonaro.
Ish-kreu i Artikulacionit të Popujve Indigjenë të Brazilit (Apib), Guajara vitin e kaluar u takua në Shtetet e Bashkuara me përfaqësuesin e klimës, John Kerry, dhe mori pjesë në Cop-27 në Egjipt.
Guajajara është me origjinë nga Toka Indigjene Ararariboia në shtetin verilindor të Maranhaos dhe u bë gruaja e parë indigjene që mbajti një ministri në historinë e Brazilit.
Ministrja e re vlerësoi Lulën që pati "guximin" për të krijuar ministrinë e parë për popujt indigjenë, të cilët sipas saj ishin "të diskriminuar dhe viktima të dhunës për më shumë se 500 vjet".
Indigjenët janë në qytete, në fshatra, ata ushtrojnë zanate nga më të ndryshmet, ne jetojmë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën hapësirë, jemi bashkëkohës të kësaj të tashme dhe do të ndërtojmë Brazilin e së ardhmes, tha Guajajara.
