Londra heton për uraniumin në aeroport, antiterrori kërkon burimin dhe destinacionin
Një sasi e vogël uranium e zbuluar në mes të një ngarkese me skrap ka vënë në alarm autoritetet në Londër. Atiterrori është duke hetuar mbi origjinën nga u nis lënda por edhe destinacionin e saj. Megjithatë zyrtarët janë shprehur se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë rezik për përhapjen e rrezatimit
Në Britani ka nisur një hetim intensive për të zbuluar origjinën e një sasie uranium të zbuluar në një ngarkesë me skrap të mbërritur në aeroportin Heathrow në Londër.
Mediat angleze shprehen se dyshimet janë se mallrat ku u gjent lënda e rrezikshme mund të jenë nisur nga Pakistani, por kjo mbetet ende në fazën e dyshimeve ndaj dhe nuk ka komunikime mes dy shteteve.
Lajmi i publikuar në media ka ngritur edhe shqetësimin e banorëve apo dhe udhëtarëve për mudësinë e rrezatimit, por zyrtarët janë shprehur se nuk ka asnjë mundësi rrezatimi për shkak dhe të vendndodhjes në kontejnerin ku ishte vendosur.
Në fakt ngjarja ka ndodhur në 29 dhjetor kur skanerat kanë ndezur alarmin për një sasi të vogël të uraniumit. Por deri më tani ende nuk është e qartë se cilët do të ishin pritësit e tij apo edhe përse do të përdorej.
Richard Smith, drejtues i komandës kundër terrorizmit, tha se sasia e materialit të kontaminuar ishte “jashtëzakonisht e vogël dhe është vlerësuar nga ekspertët se nuk përbën kërcënim për publikun”.
Ai tha se “nuk duket të ketë lidhje me ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë”, ndërkohë që vazhdojnë hetimet.
“Do të hetojmë në çdo drejtim për të gjetur origjinën dhe për t’u siguruar se nuk përbën kërcënime të mëtejshme”, tha ai. Nga ana tjetër Zëdhënësi i Kryeministrit Rishi Sunak nuk pranoi të komentonte lidhur me hetimet