Beteja është ndezur në Soledar, imazhet satelitore tregojnë shkatërrim
Beteja shpërthen në Donetsk , e rrëfyer në mënyrë dramatike nga fotot satelitore që tregojnë qytetin e shkatërruar të Soledarit dhe, disa kilometra larg, tokën përreth Bakhmutit të mbushur plot me plumba.
"Ushtarët ukrainas po luftojnë në mënyrë të dëshpëruar", siguroi Kievi, ndërsa Moska pretendon se tani ka pushtuar Soledar, për ditë të tëra në qendër të një beteje të ashpër midis rusëve dhe ukrainasve. Dhe guvernatori i Donetskut ka ngritur alarmin për civilët: "Të paktën 500 , duke përfshirë 15 fëmijë që nuk mund të evakuohen”.
Imazhet janë marrë nga teknologjia Maxar dhe flasin vetë: qyteti minerar është një grumbull rrënojash.
Fotografitë, të postuara në Twitter, tregojnë qytetin në gusht 2022 dhe situatën tani me ndërtesat e shkatërruara plotësisht nga bombat. Dhe ka gjithashtu një pamje tjetër që po bën me shpejtësi xhiron e mediave sociale: është ajo e një fushe midis Soledar dhe qytetit të Bakhmur, e mbushur plotësisht me ato që duken të jenë vrima të vogla nga salteliti, por në fakt janë kratere të shkaktuara nga raketat në toka. Një peizazh apokaliptik.
