Pamje të rënda nga sulmi me thikë në Paris, si e zuri poshtë dhe e goditi disa herë me thikë agresori pasagjerin

Video e sulmi të egër me thikë nga një emigrant libian mbi një pasagjer hekurudhor në qendrën kryesore të Eurostar Paris-Londër dje është bërë publike.  

Pamjet e publikuara sot treguan momentin kur sulmuesi, i cili pretendon se emri i tij është Mohamed Amine, por nuk është identifikuar zyrtarisht, shtyu një burrë përtokë në Gare du Nord të kryeqytetit francez përpara se ta godiste vazhdimisht me thikë.

Viktima e pafuqishme ka pësuar disa plagë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Agresori u qëllua më vonë nga një oficer policie jashtë detyrës, por jo përpara se ai arriti të godiste dhe pesë persona të tjerë në atë që autoritetet besojnë se ishte një sulm masiv i paprovokuar.

Sulmi i djeshëm nga emigranti libian, i cili zyrtarisht u 'përzu' nga Franca vitin e kaluar, ndodhi gjatë orëve të mëngjesit në një nga stacionet hekurudhore më të ngarkuara të Evropës.

Të gjashtë pësuan lëndime ndërsa personi në video u dërgua në kujdesin intensiv në gjendje kritike.

Ndërkohë prokurorja e Parisit Laure Beccuau tha se sulmuesi po i nënshtrohej një operacioni pasi u qëllua dy herë në gjoks dhe një herë në krahun e djathtë. Hetuesit nuk kanë qenë në gjendje ta marrin në pyetje duke pasur parasysh gjendjen e tij, tha ajo.

Libiani, i cili nuk kishte dokumente, u identifikua duke përdorur të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve që tregonin se ai kishte hyrë në Francë në vitin 2020.

Ai u urdhërua të largohej nga vendi vitin e kaluar pas paraqitjeve të shumta në gjykatë për krime duke përfshirë dëmtimin e pronës.

Por ai thjesht e injoroi urdhrin e dëbimit dhe të mërkurën kreu sulmin.