Naftë kazake për Gjermaninë: Arrihet marrëveshja për importin e 1.5 milionë tonë naftë/vit

Gjermania duket se ka gjetur zgjidhjen për furnizimin me karburant. Pas nisjes së zbatimit të sanksioneve ndaj rusisë, burimi për naftën do të jetë kazakistani. Llogariten rreth 1.5 ton që do të transportohen në vit prej burimeve kazake

Gjermania duket se do të nisë të marrë frymë lirshëm sa i përket furnizimit me karburant.

Mediat e Berlinit raportojnë se Kazakistani do të dërgojë deri në 1.5 milion ton naftë dhe kjo do të realizohet përmes tubacioneve të Rusisë drejt Evropës. Ministri i energjisë kazake ka deklaruar se për këtë është marrë konfirmimi ligjor, por ende nuk është përcaktuar data se kur do të fillojë eksporti.

Nafta kazake është e rëndësishme për rafinerinë e Brandenburgut në Schwedt, pasi aktualisht ajo punon me vetëm rreth 50 përqind të kapacitetit. Në rast të shkurtimeve të mëtejshme të dërgesave, i gjithë operacioni mund të mbyllet, u mësua së fundi në qarqet e biznesit.

Kriza ka nisur me ndërprerjen e furnizimit me karburant prej Rusisë si sanksion për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Në situatën e krijuar bisedimet janë zhvilluar për të furnizuar rafineria PCK në Schwedt në veçanti, kjo për shkak të rëndësisë që ka për furnizimin e Gjermanisë Lindore. Ministria gjermane e Ekonomisë njoftoi kohët e fundit se furnizimi me naftë kazake për rafinerinë PCK ishte planifikuar për në janar.

E duket se për këtë do të shërbejë gazsjellësi “Druzhba” që është ndërtuar nga viti 1959 deri në vitin 1964 dhe fillon nga territori rus për të arritur në Evropën Perëndimore në tre seksione. Seksioni verior kalon nga Polonia në rafinerinë Schëedt në Gjermani