Anija e peshkimit pëson avari, ngec në det të hapur, por shpëtohet nga Roja Bregdetare
Një anije peshkimi ka dhënë alarmin, pasi i është fikur motori në det të hapur.
Kapiteneria e Portit Vlorë në orën 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motori, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikës.
Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes së lumit Seman ku dhe ka kërkuar asistencë.
Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD dhe Rojën Bregdetare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.
INFORMACION MBI OPERACIONIN PËR DHËNIEN NDIHMË TË MJETIT “MAKAJ”
Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51' 17.7"n / 019° 17' 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit. Aktualisht mjeti po lundron I asistuar drejt Triportit Vlorë.
