Krimi horror në Shkodër, Sabina Belshaku: Mungojnë politikat sociale të mirëfillta

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur më 7 janar në Shkodër ku  mësohet se një 32-vjeçare ka hedhur në lum foshnjën e saj. Orjana Gremi ka rënë në pranga, në polici ka deklaruar se arsyeja e një veprimi të tillë ishin arsyet ekonomike.

Sabina Belshaku studiuese e punës sociale dhe pedagoge në një intervistë për Ora News foli lidhur me rastin në fjalë.

“Kur ndodh krimi, kur nëna arrin të bëjë një vrasje të tillë makabre kjo kalon çdo lloj kufiri të nacionalitetit.”, tha ajo.

Sipas  Belshakut mungojnë politikat sociale të mirëfillta mbështetëse ndaj duhet pasur një fokus i shtuar.

“Duhet të ketë politika sociale që i mbështesin nënat e reja me kopshte, me çerdhe, bonusin e qerave, duhen shtuar punonjësit social, të kemi më shumë shërbime shëndetësore”, tha ajo.

Sabina Belshaku: Janë ndërmarrë disa nisma vitet e fundit, por ka shumë për të bërë. Mungojnë politikat sociale të mirëfillta mbështetëse që i referohen kushteve të punës. Duhet të ketë politika sociale që i mbështesin nënat e reja me kopshte, me çerdhe, bonusin e qerave. Duhet të ketë më shumë politika sociale mbi punësimin e tyre,  për fuqizimin ekonomik të tyre që të mos gjenden aq të zbuluara në momentin që bëhen nëna. Duhen shtuar punonjësit social, të kemi më shumë shërbime shëndetësore si konsultoret. Disa nëna që evidentohen që mund të shfaqin problematika të caktuara të ndiqen.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.