Toka po ndahet “fshatshe”, Lame i jep fund debatit për pronat

Ligji i ri i cili synon pajisjen e qytetarëve me dokumentin e pronësisë së tokës, është zbatuar për herë të parë në veri të vendit. Ky proces i cili parashikon që toka të ndahet fshatshe, duke u mjaftuar me dakordësinë e vetë fshatarëve që i disponojnë këto parcela toke me kufitarët e tyre dhe më pas me miratimin e tyre në Këshillat Bashkiakë përkatëse, ka filluar këtë fundjavë në Kukës e me konkretisht ne fshatin Gosti.

“Ne do të shpërndajmë një njoftim zyrtar ku thuhen parcelat që qytetari zotëron. Jepet dhe vërtetimi noterial, planimetria e parcelave dhe firmos dhe më pas merresh vesh me komshinjtë. Kur ti sjell mbrapsht dokumentet e plotësuar të sillet mbrapsht certifikata e tokës.” 

Zgjidhja e këtij problemi i hap rrugën futjes së kësaj prone në tregun e tokës, përfitimin e kredive, aplikimin për financime përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe përfitime të tjera.

Gjithashtu Lame, bëri me dije se është mbyllur arkiva e dokumenteve të trashëguara në drejtorinë e Tropojës, pasi ajo ka përfunduar digjitalizimin dhe gjithçka ofrohet online.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.