Edhe fermerët në emigrim, në Roskovec serat janë braktisur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2023, 15:27
Në Roskovec të Fierit bujqit po i braktisin tokat.
Në shumë prej serave këtë dimër nuk ka të mbjella.
Shumë kanë ikur në emigrim pasi kostot e larta dhe mungesa e tregut për prodhimet i çuan drejt falimentit.
Nafta, fidanët e pesticidet janë në çmime që i përballojnë me vështirësi.
As punëtor nuk gjejnë dot.
Ata që kanë mbetur thonë se edhe këtë vit do të qëndrojnë por nëse nuk do ja dalin do të emigrojnë.
Viti që lamë pas ishte i vështirë për fermerët.
Çmimet e larta, mungesa e tregut dhe politikave mbështetëse të qeverisë i çoi shumë prej tyre drejt falimentit.

