Në kërkim të punës, qytetarët e papunë në Elbasan zgjidhjen e gjejnë tek emigrimi

Papunësia mbetet shqetësim kryesor i shumë qytetarëve në Elbasan.

Teksa bizneset janë në kërkim të punonjësve me eksperiencë ata në moshë të madhe e pa ndonjë kualifikim e kanë të vështirë të gjejnë një vend.

Si zgjidhje kanë gjetur emigrimin sezonal në vendet fqinje.

Më punën atje sigurojnë të ardhura sa për të mbajtur familjen.

Tek Zyrat e Punës nuk kanë besim pasi thonë se aty përfitojnë vetëm mbështetësit e qeverisë.

Për drejtoren e Zyrës së Punës në Elbasan viti që lamë pas ka qenë i suksesshëm në punësimin e qytetarëve.

Të dhëna nuk kanë, por suksesin e masin me hyrje-daljet e qytetarëve në këtë institucion.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2022 numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit.