Takimi i Ramës me Ministrat, Mërtiri: E shqetësojnë grupet brenda të majtës, do ti mbajë nën presion
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim informal ministrat e kabineit të tij për të përcaktuar objektivat për 2023.
Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj e sheh një përpjekje të tij për sheshuar rivalitetin brenda kampit mazhoritar.
"Është një përpjekje e tij për të mobilizuar njerëzit brenda vetes.Diçka e shqetëson dhe brenda kampit të mazhorancës. Ky dueli i pashfaqur me Erion Veliaj ose ndoshta grupe brenda atë majtës ku një pjesë janë me Veliajn, të tjerët janë kundër tij, sigurisht që kjo e shqetëson dhe kërkon të krijojë një lloj presioni. Është njësoj si një pronar firme që kërkon ti mbajë nën presion punonjësit e vet sepse përmes presionit mendon se mbahet firma në veprim, në punë".
Ai nuk e sheh mbledhjen të lidhur me fushatën zgjedhore që kemi përpara.
"Kjo nuk është një fushatë që e shqetëson zotin Rama. Në shumë pak zona mund të rrezikojë apo ketë probleme".
Ndërkohë opozitën e sheh të shkatërruar dhe në luftë me vetëveten.
"Kjo është një opozitë që e ka shkatërruar veten jo se ka gjetur veten. Është në kushtet ku dy palë bvrenda opozitës po kafshojnë njëra-tjetrën dhe është e dukshme se palët brenda opozitës nuk kanë luftë e Edi Ramën, as Berisha dhe as Alibeaj.Kemi jo vetëm një opozitë të dobët por një mungesë opozite".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
