“Kjo është e vërteta!” Tritan Shehu: PD është e bashkuar, do të dalë me një kandidat në zgjedhje
Tritan Shehu deputet i PD në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se nuk e shikon të përçrë PD_në.
Shehu tha se “PD do të dalë me një kandidat, kandidatët kanë dalë nga primaret dhe këto janë kandidatët zyrtarë të PD-së”.
“Nëse dikush tjetër do të kandidojë si një kandidat i pavarur ose si patericë e Ramës është okay”, tha ai.
Tritan Shehu: Partinë Demokratike nuk e shikoj të përçarë. PD është e bashkuar ajo që është, që nga seksioni i largët në territor deri te qendra e PD. Unë nuk besoj se PD do të dalë në zgjedhje me dy kandidat. PD do të dalë me një kandidat, kandidatët kanë dalë nga primaret dhe këto janë kandidatët zyrtarë të PD-së. Nëse dikush tjetër do të kandidojë si një kandidat i pavarur ose si patericë e Ramës është okay. Kjo është demokracia çdo njer ka të drejtë të bëjë atë që gjykon, pavarësisht nga çmimi politik që do të paguajë. Ama çdo njeri ka të drejtë të bëjë atë që mendon. Kjo nuk do të thotë se PD do të dalë me 2 kandidat.
“PD del me një kandidat dhe ne e dimë se cili është. PD dihet ku është, ku janë seksionet e saj, strukturat e saj, tashmë këto gjëra janë të konfiguruara. PD po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Mendoj se kjo është e vërteta, nëse dikush ka një mendim ndryshe kjo është demokracia duhet të pranojmë diversitetin.”
