E rëndë, vritet me armë zjarri familja prej 8 anëtarësh, 5 prej tyre fëmijë

Një familje prej tetë anëtarësh, përfshirë pesë fëmijë është gjetur e vrarë me armë zjarri brenda një shtëpie rurale në Enoch City, në shtetin amerikan të Utah.

Policia gjeti trupat të mërkurën ndërsa po kryente një kontroll të mirëqenies në pronë, rreth 245 milje në jug të Salt Lake City.

Nuk dihen motivet e vrasjeve dhe policia nuk ka dhënë detaje për të vrarët.

Udhëheqësi i qytetit Rob Dotson tha se qyteti me rreth 8,000 banorë ishte në tronditje.

"Ky komunitet në këtë kohë po lëndohet. Ata po ndiejnë humbje, po ndjejnë dhimbje dhe kanë shumë pyetje", raportoi CBS të ketë thënë Dotson.

Ai shtoi se familja ishte e njohur në qytet dhe se policia do të jepte informacione të mëtejshme ndërsa hetimi vazhdon.