Lamtumira për Papa Ratzinger. Në Vatikan nuk bien këmbanat. Ja çfarë do të ketë brenda arkivolit të Papës së Nderit
Në 09:30 nis mesha zyrtare e ceremonisë zyrtare të varrimit të Papa Ratzinger. Vetë Papa Francesku do të drejtojë meshën ndërsa mbi 100 mijë besimtarë janë në shesh dhe shumë liderë botërorë janë në shesh për ti dhënë lamtumirën Papës së Nderit.
Gazetarja e RTV Ora dhe Ora News, Alba Kepi ndodhet atje për të ndjekur dhe përcjellë të gjithë ceremoninë e lamtumirës
Rreth orës 08:50 arkivoli u spostua nga altari brenda bazilikës së Shën Pjetrit në altarin e vendosur jashtë në sheshin Shën Pjetri. Gjithë ky moment është shoqëruar nga duartrokitjet e mijëra besimtarëve që janë vendosur në shesh.
Trupi i Papës së Nderit do të vendoset në tre arkivole. Arkivoli i parë përbëhet prej druri, arkivoli i dytë prej zinku dhe I treti sërish prej druri.
Ceremonia do të ketë të gjithë ritet e ceremonisë së varrimit të Papës por do të modifikohet në disa elementë që e identifikojnë si Papë Nderi.
Vetë Papa Francesku kërkoi organizimin e një ceremonie solemne.
Brenda arkivolit do të jetë i pozicionuar cilindri ku brenda është e shkruar në gjuhën latine të gjitha momentet kryesore të Papatit dhe jetës së tij kishtare. Do të jenë të pozicionuara medaljet dhe monedhat e emetuara nga Vatikani gjatë papatit të tij.
Ndër delegacionet zyrtare të ftuara nga Vatikani do të jenë ai I shtetit të Gjermanisë dhe Italisë, por do të ketë dhe delegacione nga Polonia, Portugalia, Spanja, Hungaria. Janë të pranishëm dhe përfaqëues të komunitetit mysliman e hebraik.
Sot është “Përshendetja e fundit e një Pape që me gjestin e tij revolucionojë historinë e Kishës. Edhe Papa mund të dali në "pension" nga pleqëria. Qe një Papë konservatorë por besnik i besimit të tij.Qe Papa i parë që hapi një account social e modernizoj dialogun me Kishën përmes rrjetit Tëitter. Qe ai që nisi dialogun me Besimin Mysliman, por qe dhe nje Papë i kritikuar pêr mendimin kundër abortit, eutanazisë, skandaleve te Pedofilisë së Kishës e martesave Lgbt. Mbi 100 mijë besimtarë në shesh rrëfen se qe dhe një Papë i adhuruar” komenton gazetarja e Ora News, Alba Kepi.
Kryeministja italiane Gorgia Meloni firmosi urdhëresën që në të gjithë institucionet publike flamuri të jetë në gjysmë shtizë.
Gjermania, vendi origjinë i Papa Ratzinger ka shpallur ditë zie.

Ndërkohë në Vatikan nuk po bien këmbanat e një dite varrimi, pasi këmbanat kanë rënë kur Papa Benedikti XVI, në shkurt 2013 kur dha dorëheqjen dhe u largua si Papë.
Ishte hera e parë që një Papë jep dorëheqjen duke qenë në jetë dhe për motive shëndetësore. Prej 2013 Papa Ratzinger ka ruajtur një raport mjaft të mirë me Papa Franceskun duke zhvilluar takime private dhe publike me njëri tjetrin.
Mbi 200 mijë besimtarë morën pjesë në homazhet treditore.


