Itali/ Tunizianët u shkojnë shqiptarëve te dera e shtëpisë me hanxharë e thika
Një sherr me armë të ftohta, sipas dëshmitarëve me thika e hanxharë mes një familjeje shqiptare dhe një tuniziane është shmangur fatmirësisht në Itali.
Disa thonë se kanë parë më shumë se një hanxhar, disa një thikë, disa të paktën katër ose pesë persona, disa të armatosur, të gjithë me origjinë tuniziane.
Ato u shfaqën pasditen e 4 janarit në derën një familjeje shqiptare për të "zgjidhur" një ccështje të mbetur pezull, shkruan media italiane.
Kalimtarët dhe banorëte zonës të tensionuar e të shqetësuar për situatën e krijuar kanë lajmëruar policinë.
Megjthatë sapo policia ka shkuar në vendngjarje, nuk ka gjetur asnjë aty dhe të gjithë tunizianët ishin larguar.
Një grup i konsiderueshëm forcash policie, të cilët megjithatë nuk gjetën asnjë nga personat e treguar gjatë telefonatës urgjente.
Pasi dëgjoi dëshmitarët dhe shqiptarët e përfshirë në konflikt, policia nisi hetimet për rasti.
