Resuli: Ministrja tu puthë duart fermerëve, qeveria të zgjerojë pikat grumbulluese për ullinjtë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ervin Resuli, kreu i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit u shpreh se nuk është e lehtë mbledhja dhe prodhimi i vajit të ullirit.
Ai tha se qeveria duhet të ketë vizion për këtë sektor dhe të zgjerojë pikat ku mblidhen ullinjtë e fermerëve.
Resuli: Ministrja duhet tu puthte dorën këtyre 118 mijë fermerëve që mbledhin ullinjtë. Është një punë sakrifice që bëhen nga familjet e fermerëve. Ajo që duhet më shumë nga kjo ministri duhet një punë vizioni ku pikat që përpunojnë dhe nxjerrin vajin të zgjerohen dhe të marrin ullirin e fermerit.
Qeveria i ka të gjitha mekanizmat për ta bërë një gjë e të tillë. Ministri e Bujqësisë është e orientuar drejt skandaleve para se ata të ndodhin. Sot jemi në një krizë me vajin e ullirit, dje kemi qenë me mollët, nesër do të jemi me luleshtrydhet. Pra duhet të kemi një lloj vizioni t’i paraprijë këtyre gjërave.
Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

