Vrasja në Prizren e të riut nga Kukësi për 400 €, para gjykatës "Kobra" dhe 5 të tjerë

Pronari i lokalit "Kobra city" Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë të arrestuar pas vrasjes së 31 vjeçarit nga Kukësi ditën e djeshme dalin sot para Gjykatës Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së sigurisë.

Seanca ka nisur në orën 10:30 ndërsa Prokuroria ka dërguar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka theksuar se pas konfliktit në lokalin në pronësi të Dibran Hoxhajt, Visart Cengu, 31 vjeç, nga Kukësi humbi jetën ndërsa shoku i tij Rufgen Shehu ka mbetur i plagosur.

Kryeprokurori Shala tha se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve.

Sipas prokurorisë, Dibran Hoxhaj (Kobra) është i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.

Vrasja në Prizren e të riut nga Kukësi për 400 €, para