Shqipëria pret 2023-in mes gëzimit dhe spektakleve të fishekzjarrëve! Festë nga Tropoja në Konispol, asnjë incident serioz

Shqipëria ka pritur vitin e ri 2023. Qytetarët në mbarë vendin mbushën rrugët e sheshet e qyteteve për orë të tëra ndërsa gjithçka kulmoi në orën 00:00 me spektaklet e fishekzjarrëve. Festa ishte më e vakët në qytetet e vogla. Asnjë incident serioz në njerëz nuk u shënua gjatë natës së ndërrimit të viteve!

Fishekzjarrët lajmëruan ardhjen e viti të Ri në të gjithë vendin!

Sheshet dhe rrugët e qyteteve më të mëdha ishin plotë!

Këto pamje vijnë nga Korça!

Shqipëria pret 2023-in mes gëzimit dhe spektakleve të

Si asnjëherë më parë vitet e fundit qyteti juglindor ishte prenotuar në masën 100% nga vendas e të huaj që zgjodhën të kalojnë fundvitin atje!

Edhe në Pogradec qindra qytetarë shijuan spektaklin e fishekzjarrëve!

Shqipëria pret 2023-in mes gëzimit dhe spektakleve të

Qendra e qytetit të Elbasanit u mbush si kurrë më parë, me qytetarë që po festonin ndërrimin e viteve!

Shqipëria pret 2023-in mes gëzimit dhe spektakleve të

Në qytetin e Vlorës qytetarët dolën në Lungomare dhe në sheshet e tjera për të shijuar momentet e ndërrimit të viteve!

Edhe në Shkodër e Durrës, qindra qytetarë pritën vitin e ri në sheshet kryesore të qyteteve!

Shqipëria pret 2023-in mes gëzimit dhe spektakleve të

Ndërkohë më i vakët ishte Nata e Ndërrimit të Viteve në qytetet e Vogla të vendit, ku edhe popullsia është ulur ndjeshëm gjatë viteve të fundit!

Viti i ri shkaktoi vetëm disa incidente të vogla në të gjithë vendin nga përdorimi i mjeteve piroteknike, por deri më tani nuk është raportuar për asnjë incident serioz gjatë festimeve të fundvitit.