Viti i Ri, Tirana ndriçohet nga fishekzjarrët dhe “bekohet” nga Promisa si një premtim për një të ardhme më të mirë
Ndërrimi i viteve në Tiranë e ka gjetur sheshin “Skënderbej” të mbushur nga qindra të rinj dhe familjarë që preferuan të festonin jashtë në ato momente.
Qielli i kryeqytetit shqiptar u mbush me fishekzjarre të organizuara, por dhe prej vetë familjeve që kanë zgjedhur të urojnë në këtë formë mirëseardhjen e vitit 2023.
“Ora Neës” i bashkohet urimeve të të gjithë shqiptarëve për shëndet të mirë mbarësi dhe me sa më pak ngarkesa. Viti 2023 të jetë ai i bashkimit të ideve dhe i përcjelljes së mesazheve të mirësisë si brenda nesh por edhe në të gjithë botën. Gëzuar.
E në fakt vitin e ri e ka bekuar një vajzë, e cila ka lindur në më pak se një minutë nga kalimi i mesnatës.
Mjekët e spitalit “Mbretëresha Geraldinë” u shprehën se Promisa është në gjendje të mirë shëndetësore ashtu si edhe nëna e saj. Por po ashtu në një diferencë më pak sekonda në maternitetin “Koço Glozheni” erdhi në jetë edhe Orioli.
Ndryshe nga ky vit në fakt mirëseardhjen e vitit 2022 e shënoi një djalë po në “Mbretëreshën Geraldinë” në Tiranë
