Zjarr në tregun industrial të Durrësit, digjen disa dyqane

Në Durrës është djegur një pjesë e tregut industrial gjatë mbrëmjes së kaluar. Të paktën 12 dyqane janë shkrumbuar ndërsa dëmet material llogariten të shumta për shkak se brenda njësive tregtare kishte rroba dhe veshmbathje të tjera. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, pro paraprakisht mendohet se flakët të kenë nisur nga një fishekzjarr!

12 dyqane janë djegur në orët e para të 1 janarit në DURRËS!

Një zjarr i rënë në një prej dyqaneve të tregut industrial atje, u përhap me shpejtësi duke djegur edhe dyqanet e tjera pranë tij!

Këto janë pamjet se çfarë la pas zjarri!

Gjithçka duket e shkrumbuar në 12 njësi tregtare.

Dëmet janë të mëdha, pasi miliona lekë mall janë kthyer në shkrumb për pak minuta.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses disa prej dyqaneve nuk mundën të shpëtojnë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet qe tenda e njeri prej bizneseve të ketë marrë flakë si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve nga qytetarët, duke u përhapur dhe tek të tjerat.

Zjarr në tregun industrial të Durrësit, digjen disa dyqane

Zjarr në tregun industrial të Durrësit, digjen disa dyqane

Zjarr në tregun industrial të Durrësit, digjen disa dyqane