Viti i Ri: 12 të plagosur nga fishekzjarret. Kujdes! Policia kontrolle gjithë natën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2023, 01:49
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dha prononcimin e parë për vitin e ri 2023 nga sheshi qëndror i Tiranës.
Për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë natës së ndërrimit të viteve ishte organizuar një plan i detajuar masash.
“Deri në këto momente që flasim situate e rendit është normale. Kemi 12 persona të dëmtuar lehtë nga fishekzjarret. Pjesa më e madhe e kanë lënë spitalin, 3 – 4 janë më rëndë. Shërbimet e policisë do të vijojnë në cdo ambient ku ka festime deri në mëngjes” tha Vocaj në një prononcim për median pak pasi hymë në vitin e ri 2023.
Gjithashtu Policia Rrugore ka marrë masa për të garantuar lëvizshmërinë e makinave ndërkohë që do të ketë një kontroll të rreptë për ata që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur.
