Shkëndija elektrike shkrumbon veturën në Shijak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2023, 10:21
Një automjet është shkrumbuar totalisht nga flakët në qytetin e Shijakut, teksa ndodhej i parkuar.
Nga flakët mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Gazetari Mark Brunga i cili ka siguruar dhe pamjet e ngjarjes në fjalë raporton se paraprakisht dyshohet që një shkëndijë elektrike është bërë shkak për zjarrin.
