Kripa na bën më të uritur, shkencëtarët gjermanë publikojnë studimin befasues

Një studim i fundit një një ekipi shkencëtarësh gjermanë ka zbuluar se kripa nuk na bën më të etur, por në fakt na bën më të uritur. Zbulimet e papritura dolën gjatë simulimit të udhëtimit në Mars të disa individëve që u morën në analizë.

Një studim i fundit i një ekipi shkencëtarësh gjermanë ka zbuluar se kripa nuk na bën më të etur, por në fakt na bën më të uritur. Është hera e parë që analizohet marrëdhënia midis kripës së marrë dhe ujit.

Të dhënat e mëparshme kanë treguar se konsumi i madh i kripës stimulon prodhimin e urinës, kështu që thjesht supozohej se lëngu i tepërt vinte nga marrja e ujit.

Megjithatë, studiuesit nga Qendra Gjermane e Hapësirës Ajrore, Qendra “Max Delbrück” për Mjekësinë Molekulare, Universiteti “Vanderbilt” dhe kolegët e tyre bënë zbulime të papritura gjatë simulimit të udhëtimit në Mars.

Në analizë u morën një grup meshujsh që u ndanë në dy grupe dhe u mbyllën në një anije kozmike imituese - njëri për 105 ditë dhe tjetri për 205. Ata kishin një dietë identike, me përjashtim që në javët e fundit morën një raport të ndryshëm kripe në vaktet e tyre.

Rezultatet konfirmuan se kripa e tepërt në dietë rrit sekretimin e urinës, por shkencëtarët u befasuan që subjektet që hanin më shumë kripë në fakt pinin më pak ujë.

Sekreti ishte tek urea, një osmlit i fuqishëm, i cili lidhet me ujin dhe ndihmon në transferimin e tij në organizëm. Funksioni i tij është të ndihmojë trupin të mbajë ujin dhe të largojë kripën.

“Tani duam të shohim se si ky proces ndikon në mëlçi, muskuj dhe veshka”, tha profesor Friedrich C. Luft, një nga studiuesit.

“Edhe pse nuk kemi ekzaminuar presionin e gjakut dhe aspekte të tjera të sistemit kardiovaskular, është e qartë se të gjitha këto funksione janë të lidhura ngushtë me ruajtjen e niveleve të ujit në trup dhe metabolizmit”, shtoi ai.

Studimi u botua në revistën "The Journal of Hetimi klinik”.