Ambasadori francez është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë pas sulmit në Paris
Të hënën, ambasadori francez Herv Magro është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, në Ankara.
Sipas burimeve diplomatike, ambasadori i Francës është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me rastin e sulmit terrorist në Paris, dhe ndaj tij është shprehur pakënaqësia e palës turke për propagandën e mbështetësve të PKK-së kundër Turqisë.
Sipas njoftimeve, pala turke i bëri të qartë ambasadorit francez se pret që "të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që nuk do të lejojnë organizatën terroriste të çojë përpara axhendën e saj tinëzare".
Të njëjtat burime thanë se zyrtarë të ministrisë turke i bënë të qartë ambasadorit francez se do të ishte e dobishme për qeverinë franceze dhe qytetarët francezë që të analizonin siç duhet aktet e dhunës të kryera në rrugët e Parisit.
