Krishtlindjet 2022, 18% e italianëve kanë kërkuar hua për të blerë dhurata

Rritja e çmimeve në nëntor, sipas të dhënave, krahasuar me një muaj më parë që ishte 2.6%, nuk ndikoi në Krishtlindje, përkundrazi.

Për universitetin e njohur të Milanos, më shumë se dhjetë milionë italianë, e barabartë me 18% të popullsisë, kanë kërkuar hua nga një mijë deri në tre mijë euro për të përfunduar blerjet e tyre.

Kjo për të përballuar blerjen e dhuratave, dekorimeve dhe ushqimeve për dreka e darka të ndryshme të festës.

Bazuar në të dhënat e Coldiretti, italianët kanë shpenzuar më shumë se shtatë miliardë euro: 106 për familje dhe 177 për person.