'Dolëm fshehurazi, më tradhëtoi në emision' Xheni Brahaj zbulon konkurentin e Përputhen që i nguli thikë pas shpine

Pas skandalit të Përputhen ku vajzat nisën përplasje fizike me njera-tjetrën, një tjetër ish-konkurente e reality show-t është prononcuar dhe ka thënë disa të vërteta.

Xheni Brahaj, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin 'Glamour Zone' të moderatores Ester Bylyku, ku zbuloi si produksioni ndryshoi kontratën momentin e fundit, madje edhe për zënkat e planifikuara të konkurentëve..

Por për herë të parë Brahaj tha se ajo kishte dal fshehurazi me nje konkurent, por ai e tradhëtoi në mes të emisionit.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku për sekretin e saj më të madh, Xheni u shpreh:

"Dola me një djalë të Përputhen fshehurazi. Kemi planifikuar deri në detaj çdo gjë që do të flisnim në studio.

Ndërsa kur ishim përballë njëri-tjetrit në emision, ai bëri të kundërtën që unë të dilja keq. Më tradhëtoi në mes të emisionit."

Për të ndjekur rrëfimin e plotë të Xhenit, klikoni në videon e mëposhtme:

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.