Vizita e Mitsotakis në Shqipëri, Bytyçi: Çdo njëanshmëri në qëndrimet diplomatike i shkakton dëm vendit tonë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis  bëri vizitoi sot një vizitë në Himarë. Kjo është vizita e parë e një kryeministri grek në Shqipëri.

Pedagogu dhe analist Enver Bytyçi në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Katerina Hysenllari  tha se autoritetet greke vijnë vazhdimisht por “Ka pasur raste që kanë ardhur dhe ilegalisht ose larg mediave pasi nuk kanë dashur të zbulohen fjalimet e tyre nacionaliste”.

Sakaq analisti shprehet se ekziston një frikë në Athinë se mund të ketë një bashkëpunim mes Ramës dhe mikut të tij Erdogan  por sipas tij Shqipëria duhet të qëndroj larg konflikteve mes vendeve të rajonit.

“Çdo njëanshmëri në qëndrimet diplomatike i shkakton dëm vendit tonë”, thotë Bytyçi.

Enver Bytyçi: Mitsotakis ishte në samitin e Tiranës të datës 6 dhjetor, ai kishte planifikuar të bëjë një vizitë te minoritetet në jug të vendit që e realizoi sot. Autoritetet greke vijnë vazhdimisht. Ka pasur raste që kanë ardhur dhe ilegalisht ose larg mediave pasi nuk kanë dashur të zbulohen fjalimet e tyre nacionaliste. Sot ka një lojë jo thjesht për të manipuluar me minoritetin grek në Shqipëri por dhe për të gjetur mekanizma për ti bërë presion qeverisë shqiptare lidhur me ekuilibrin në politikën e jashtme rajonale.

“Ekziston një frik në Athinë se mund të ketë një bashkëpunim mes Ramës dhe mikut të tij Erdogan. Greqia duket e frikësuar por Rama lidhjet e tij i ka më të hershme me Greqinë dhe kishën ortodokse të Greqisë. Kjo nuk do të thotë që në Greqi të mos ketë një shqetësim të shtuar. Marrëdhëniet Shqipëri Greqi janë të mira. Shqipëria duhet të qëndroj larg konflikteve mes vendeve të rajonit. Pasi çdo njëanshmëri në qëndrimet diplomatike i shkakton dëm vendit tonë. Politika dhe njëanshmëria e Ramës ka rrëshqitur nga ky parim themelor.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.