“Marku dhe më acaron!” Ja çfarë tregon Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj shquhet për të folurën e saj pa komplekse dhe plot humor.

Në emisionin “Why Not” në Ora News foli për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

Ajo tregon se acarohet shpejt ndërsa nga ana tjetër bashkëshorti i saj Marku është gjithmonë ai që e qetëson.

“Unë jam pak natyrë ekstremiste dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt. Fundi është gjithmonë pozitiv deri tani të paktën. Siç e kam deklaruar gjithandej nuk mbaj përgjegjësi se sa më zgjasin marrëdhëniet. Deri tani jam shumë e lumtur, flasim prapë herë tjetër.”

Sa i përket marrëdhënies që Marku ka me vajzën e saj, Rudina tregon se Viktoria nuk fle pa e përqafuar atë. 


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.