Tensionet në Veri, pas Vuçiçit, kërcënon dhe Brnabiç: Jemi në prag të një konflikti të armatosur

Pas refuzimit nga ndërkombëtarët të kërkesës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për lejimin e dërgimit të mbi 1 mijë trupava ushtarake në kufirin me Kosovën, një tjetër paralajmërim për konflikt të armatosur në Veri të Mitrovicës vjen nga Beogradi zyrtar.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, teksa foli për tensionet në Veri në seancën Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, deklaroi se palët ndodhen në prag të një konflikti të armatosur, duke fajësuar sipas saj, lëvizjet e njëanshme të Prishtinës.

“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Ne duhet ta ruajmë paqen së bashku”, mësohet të jetë shprehur kryeministrja serbe Ana Brnabiç.