FINALJA/ Ndeshja e çmendur shkon në kohën shtesë, Argjentinë-Francë 3-3

116' Franca barazon. Mbappe shënon me penallti. Edhe 3 minuta shtesë.


Argjentina shënon!!! E pabesueshme. Në minutën e 110 Messi shënoi gol. 


Ora 18:04 FINALJA/ Ndeshja e çmendur shkon në kohën shtesë, Argjentinë-Francë 2-2

Franca barazon 2-2 në minutat e fundit të finales së Kupës së Botës me Kylian Mbappe që u zgjua duke rikuprauar disavantazhin me dy gola. E pabesueshme ajo që po ndodhi në Lusail Stadium ku pas avantazhit të dyfishtë të Argjentinës, Kylian Mbappe shënoi dy gola brenda 97 sekondave duke shokuar skuadrën e Lionel Scalonit.

Mbappe bëhet lojtari i parë që shënon dy gola në finale pas Ronaldos në vitin 2002. Ndeshja shkon në shtesën 30 minutëshe pasi Franca i mbylli në sulm 8 minutat e kohës shtesë.

Argjentina në krahun tjetër u shokua tërësisht pasi Franca rrezikoi të shënonte edhe të tretin në disa raste të pastra të frymëzuara nga Mbappe.