E pabesueshme! Franca barazon 2-2

Franca barazon 2-2. E pabesueshme ajo që po ndodh në Lusail Stadium ku pas avantazhit të dyfishtë të Argjentinës, Kylian Mbappe shënon dy gola brenda 2 minutave duke shokuar skuadrën e Lionel Scalonit.

Franca po kërkon të bëhet skuadra e parë që nga Brazili në vitin 1962 që fiton Kupën e Botës dy herë radhazi.

Por kundërshtarët e frikshëm qëndrojnë në rrugën e tyre. Argjentina një ekip i fuqizuar nga gjeniu i Messit, i vendosur për të fituar më në fund një Kupë Bote në atë që ka të ngjarë të jetë shansi i tij i fundit.