Argjentina asfikson Francën në 45 minuta, por Mbappe barazon brenda pak minutash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2022, 17:51
Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit,
Dy golat e Mbappe në minutën e 80 dhe 81 ndryshuan tërësisht lojën.
Pjesa e pare Argjentina asfiksoi Francen
Çfarë ndeshje nga Argjentina në pjesën e parë të finales së Kupës së Botës.
Franca inekzistente po humbet 2-0 me gola të pësuar nga Messi me 11- metërsh dhe Di Maria që fitoi penalltinë.
Asnjë rast dhe shenjë jete nga skuadra e Deschamps në pjesën e parë ku tekniku bëri edhe një ndërrim duke nxjerrë nga loja Dembele për Mouane.
