Zbulohen prapaskenat/ Ja pse Benzema refuzoi ftesën e Macron

Karim Benzema nuk do të jetë në stadium për të mbështetur Francën në finalen me Argjentinën.

Sulmuesi që në fazën e grumbullimit u largua për shkak të një dëmtini, ishte gati për fazën me eleminim por pavarësisht këtij fakti, Didier Deschamps nuk pranoi ta rikthente në grup për të mos prishur harmoninë.

E ka lënduar jo pak vendimi i trajnerit sulmuesin e Realit të Madridit edhe pse të dy nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhënie të shkëlqyer.

Benzema refuzoi ftesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron për të udhëtuar në Doha me charterin personal të numrit 1 të shtetit duke preferuar të qëndrojë në Francë.