Dështoi në botëror por federata rikonfirmon në stol Gareth Southgate

Nuk do të largohet nga stoli i Anglisë madje do të vazhdojë punën deri në përfundim të Euro 2024. Gareth Southgate dhe federata angleze snobojnë zërat kritikë dhe vendosin të vazhdojnë bashkë në rrugën e nisur më shumë se tre vite më parë.

Vendimin e zyrtarizoi federata edhe pse në Angli ka pasur pakënaqësi për largimin  e Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës pasi u mud 2-1 nga Franca.

Southgate në fund të ndeshjes me “gjelat” kërkoi kohë që mesa duket i ka dhënë edhe një mundësi për të çuar përpara projektin e “Tre Luanëve”.