"U lodhe o bir?" Fjalia që i mungon më shumë nga nëna. Emocionon Aurel Thëllimi
Këngëtari Aurel Thëllimi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth festave të fundvitit.
A tregoi se çfarë i mungon më tepër.
Fjalët e nënës janë ata që i mungojnë Aurel Thëllimit më tepër.
“Brishtësia, ëmbëlsia dhe bukuria. Dhe me thënë të vërtetën femra është gjithmonë më e bukur se mashkulli, e ndërtuar nga vetë Zoti. Në mënyrën si të afron si të përqafon, si të fal dashuri. Gjithmonë kam jetuar për ta bërë të lumtur nënës dhe tia dedikoj asaj.
Mendoj se nëna është qenia që do ta rrisë fëmijën me mundësitë e pakta apo të shumta që ka. Nëna e rrit fëmijën me shpirt, jep shpirt nga shpirti dhe unë kam dashur që gjithçka t’ia dedikoj nënës se shpirti jot merr vlerën e shpirtit tim. Kur bashkohen 2 gjëra me vlerë ti krijon vlera më të mëdha. Kështu e kam parë unë jetën dhe marrëdhënien me nënë."
Çfarë të mungon: Më ka munguar gjithmonë fjala "bir" U lodhe bir!