Iran, fjalët e 23-vjeçarit para se të ekzekutohej: Mos u falni, mos lexoni Kuranin, luani muzikë
“Mos u falni, mos lexoni Kuran, por luani muzikë gazmore”.
Këto janë fjalët e fundit të shprehura me guxim nga protestuesi iranian 23-vjeçar Majidreza Rahnavard, me sytë tashmë të lidhur dhe pak çaste para se të varej.
Ato pasqyrojnë dëshirat e shumë të rinjve iranianë që jetojnë nën tiraninë teokratike të Ajatollahëve kundër të cilëve revolta e të rinjve ka shpërthyer prej muajsh.
Revolta vazhdon dhe pushteti i Teheranit ka vendosur të përdorë një grusht të fortë: pas varjes së Mohsen Shekarit më 8 dhjetor dhe Majidreza Rahnavard më 12 dhejtor, gjyqësori deklaroi se kishte dhënë edhe 11 dënime me vdekje për disa djem që dolën në rrugë për të demonstruar pas vdekjes së Mahsa Amini.
Grushti i hekurt i regjimit të Teheranit ra edhe mbi tre të burgosur të tjerë të akuzuar për krime të zakonshme.

