Lukashenko “qorton” ministrin e Sporteve: Nuk i kam parë futbollistët tanë në Katar

Kohë të vështira janë përpara ministrit bjellorus të Sportit. Përkatësisht, presidenti Aleksandar Lukashenko e ka qortuar publikisht për faktin se skuadra bjelloruse e futbollit është kualifikuar në Botërorin e Katarit.

Sipas presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko , futbollistët e tyre nuk ishin as afër konkurrencës së kompeticionit.

“Kupa e Botës në futboll vazhdon. Por, Sergej Muhajloviç, për disa arsye nuk i kam vërejtur futbollistët tanë atje. Ose thjesht nuk po dukem mjaftueshëm”, - tha Lukashenko.

“Për më tepër, unë e krahasoj lojën tonë me lojën në kampionat. Dhe këtu ata luajnë. Si një ish-futbollist, që ka luajtur shumë futboll kjo më tmerron. Ky sport, si shumë të tjerë, është në një gjendje të tmerrshme. Kur të emërova ministër, mendova se ti si një ushtar që e do dhe e kupton sportin do ta ktheje situatën.”

Ministri, të paktën në video, shumicën e kohës e shikonte tavolinën.

Për kujtesë, Bjellorusia luajti në kualifikueset në ‘Grupin E’ kundër Uellsit, Belgjikës, Republikës Çeke dhe Estonisë, dhe përfundoi në vendin e fundit.