Sllovaki, bie Qeveria e Hegerit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2022, 19:48
Qeveria e pakicës nën kryeministrin Eduard Heger është rrëzuar sonte pas votimit të mosbesimit në parlamentin e Sllovakisë.
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë Heger për të siguruar mbështetje edhe në votimin vendimtar, 78 nga 150 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit.
Pra, Sllovakia po përballet me paqëndrueshmëri politike, në një kohë kur qeveria ka kërkuar mënyra për t'u përballur me efektet e krizës energjetike.

