Biden bën thirrje që Bashkimi Afrikan të bëhet një anëtar i përhershëm i Grupit G20
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2022, 19:52
Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje sot që Bashkimi Afrikan të bëhet një anëtar i përhershëm i Grupit G20.
"Sot i bëj thirrje gjithashtu Bashkimit Afrikan që t'i bashkohet G20 si një anëtar i përhershëm," tha Biden në komentet në samitin SHBA-Afrikë në Uashington.
“Afrika duhet të ketë një vend në tryezë në çdo dhomë ku diskutohen sfidat globale dhe në çdo institucion ku zhvillohen diskutime”, tha presidenti amerikan.
