Kryeministri kroat uron Kurtin për aplikimin e Kosovës për integrim në BE
Kryeministri Andrej Plenkoviç përmes rrjeteve sociale ka uruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për paraqitjen e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai tha se e mirëpret këtë kërkesë dhe i uron shumë sukses në rrugën e integrimit evropian, duke premtuar edhe mbështetje.
“E mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe i urojmë shumë sukses në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate,” - shkroi në Twitter kryeministri Andrej Plenkoviç.
Të enjten në Pragë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke nisur një proces që mund të zgjasë vite, nëse jo dekada dhe varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Kurti i ka dorëzuar një kërkesë Republikës Çeke, e cila kryeson BE-në këtë semestër.
“Ne nuk duam një derë të pasme, një rrugë më të shkurtër. Ne duam ta ndërtojmë BE-në në vendin tonë me popullin tonë”, tha Kurti pasi ia dorëzoi kërkesën ministrit çek për Çështje Evropiane, Mikulaš Bek.
Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE.
