Berisha: Zhvillimet në veri të Kosovës riciklim i krizave, qeveria duhet të udhëzohet nga SHBA-të
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish zv. ministër i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha u shpreh se ngjarjet e fundit në pjesën veriore të Kosovës janë një riciklim i krizave qysh nga vitit 1999.
Ai tha se qeveria e Kurtit dhe Osmanit kanë renduar pas temave sekondare dhe që mund të prisnin, dhe të pa udhëzuara me SHBA-të, ndërsa nga situata ka përfituar Vuçiç.
Berisha: Ngjarjet e fundit në pjesën veriore të Kosovës janë një riciklim i krizave qysh nga vitit 1999. Serbia gjen shkaqe për të rindezur ambiciet e Serbisë për veriun e Kosovës. Prandaj qeveria aktuale dhe çdo qeveri tjetër duhet të jetë e kujdesshme që të mos e japë shkas Serbisë.
Në fakt qeveria e Kurtit dhe Osmanit e bënë këtë gjë me tema sekondare dhe që mund të prisnin, dhe të pa udhëzuara me SHBA-të. Vuçiç e ka përdorur këtë gjë dhe e ka mbajtur ndezur problematikën dhe procesin franko-gjerman. Kjo situatë i konvenon Serbisë për të krijuar probleme.
Emisioni “Ora e Betit” transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

