Lajçak: Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës në veri të Kosovës
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ka zhvilluar njëtakim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Lajmin e bëri të ditur Lajçak përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter.
Qëllimi i takimit ishte të bisedohej rreth Kosovës, "për të gjetur zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës".
Sakaq në shkrimin e tij Lajçak thotë se Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës.
“Vazhdova misionin tim në Beograd sot për t'u takuar presidentin e Serbisë Vuçiç. Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte çmontimin e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës.”
I continued my mission in Belgrade today to meet with @predsednikrs @avucic. We had an open and honest discussion on a political solution that would lower tensions and allow for dismantling of barricades. He understands the seriousness of the situation. pic.twitter.com/Le6HDYThx5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 14, 2022
