Haziri: Po ballafaqohemi me marrëveshje në dëm të Kosovës nga qeveritë e kaluara, Serbia si Rusia

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri u shpreh se Kosova po ballafaqohet me marrëveshjet e gabuara të qeverive të kaluara.

Ai tha se i është treguar ndërkombëtarëve që Serbia ka disa dekada, që ka filluar të militarizuar duke u financuar dhe duke blerë armë nga Kina dhe Rusia

Haziri: Ne po ballafaqohemi me marrëveshje që janë bërë nga qeveritë e kaluara dhe që kanë qenë në dëm të shtetin tonë, duke e dobësuar republikën tonë. Po ballafaqohemi me to dhe po mundohemi që të nxjerrim më të mirën për Kosovën.

Ne i kemi treguar ndërkombëtarëve që Serbia ka disa dekada, që ka filluar të militarizuar duke u financuar dhe duke blerë armë nga Kina dhe Rusia. Arsye e vetme për këtë është që të destabilizojë Ballkanin ashtu sikurse po bën Rusia me vendet e tjera.

Emisioni “Ora e Betit” transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.