Hoti: Stabiliteti i Ballkanit nuk varet nga çështja shqiptare, por nga sjella e Serbisë dhe lufta në Ukrainë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Dritan Hoti u shpreh se nuk është e vërtetë që stabiliteti i Ballkanit varet nga çështja shqiptare

Ai tha se do të varet edhe nga fati i luftës së Rusisë në Ukrainë, ku nëse Rusia do të mbajë nën 18% të territorit, atëherë do të ketë qasje të tjera në raport me Serbinë.

Hoti: Nuk është e vërtetë që stabiliteti i Ballkanit varet nga çështja shqiptare, se kam dëgjuar disa artikulime së fundmi. Çështja shqiptare varet nga SHBA-të dhe do të influencohet nga etapat e mëvonshme. Stabiliteti Ballkanit varet nga sjellja e Serbisë dhe ideologjia e saj.

Po ashtu edhe nga fati i luftës së Rusisë në Ukrainë, ku nëse Rusia do të mbajë nën 18% të territorit, nën perceptimin aktual që ndodhet Serbia, ata do ta kenë të vështirë të futen në procesin e shndërrimeve politike. Kosova duhet të paqtojë qëndrimet e saj me ato të SHBA-ve.  

Emisioni “Ora e Betit” transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.